Ishte dënuar në Itali për seks me të mitur, arrestohet 33-vjeçari
Një 33-vjeçar në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar me 12 vite burg për seks me të mitur është arrestuar nga Policia e Durrësit.
Omar (Moris) Kadiu, banues në Durrës, është vënë në pranga me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Policia tha se Gjykata e Bergamos në Itali e kishte dënuar Kadiun me 12 vite burg për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.