Wow sa qenka rritur dhe sa paska ndryshuar Lea!
Irina Shayk dhe vajza, Lea de Seine janë fotografuar në Los Angeles teksa kishin dalë. Babai i vajzës, Bradley Cooper, nuk është me to, por mami kishte një dado me vete.
Shayk është parë në një garazh veshur me një kostum animalprint ndërsa mbante të bijën. Ndërkohë, Lea de Seine ishte veshur me një triko rozë, këpucë dhe një kostum bebesh me dizenjo.
E bija e çiftit të njohur, e cila ka lindur në mars, duket se po rritet shpejt. Asaj i janë rritur flokët që nga hera e parë që e kemi parë, dhe pse atëherë ishte me kapuç dhe ndoshta ka pasur ca flokë që nuk i dukeshin dhe duket se ka trashëguar sytë blu të atit, edhe pse ajo kujtdo që t’i ngjajë do ketë sy impresionues.
Lea de Seine ka kaluar shumë kohë me të ëmën, modelen Shayk, siç ishte udhëtimi i tyre në NYC vjeshtën e kaluar. Kur nuk ecte në sfilata apo nuk merrte pjesë në evente, modelja u pa me të bijën në rrugë duke vërtetuar që ishte bërë mjeshtre dhe e stilit të një mamaje.
Shayk ka marrë pjesë në një sfilatë ndërsa ishte shtatzënë, por në atë kohë askush nuk e dinte.

Pak kohë pasi u mësua lajmi për shtatzëninë u raportua që Shayk dhe Cooper, ishin fejuar. Ata kanë heshtur për jetën private dhe statusin, por modelja është fotografuar me një unazë në gisht.
Edhe pse prindërit nuk kanë folur për jetën e tyre familjare, ata janë fotografuar disa herë me të bijën në muajt e fundit. Dita në plazh me familjen në tetor ishte një përrallë.
Dhe episodet e bukura vazhdojnë sa herë shfaqet Lea.