Era e fortë shkul pemën, mrekullia shpëton nënën dhe foshnjen (video)
Ditët e fundit moti i keq i shoqëruare me erë të fortë në Evropë ka shkaktuar dëm e të mëdha, madje edhe viktima. Në rrjetet sociale po qarkullon një video, se si një nënë e cila po lëvizte me karrocën e bebes së saj shpëton për mrekulli, pasi një pemë është rrëzuar pranë këmbëve të saj. Ngjarja ka ndodhur në Horst të Holandës dhe fati kësaj here ka qenë me gruan dhe fëmijën e saj. Ndiqni videon për të parë më tepër nga ngjarja.