Khloe Kardashian si të gjitha gratë: Kam celulit dhe shtatzënia po e bën më të dukshëm

Khloe Kardashian vendosi të diskutonte me ndjekësit e saj në ‘Twitter’ në lidhje me shenjat e shëndoshjes që sa vijnë dhe bëhen më të dukshme në këmbët e saj. 33-vjeçarja e cila pret fëmijën e Tristan Thompson citoi një burim, që thoshte se: “Shtatzënia mund ta bëj celulitin të duket më keq për një kohë të shkurtër, sepse pesha që fitoni gjatë shtatzënisë e bën atë më të dukshëm.” Më pas Khloe vazhdoi, “Ndiej se gjithmonë kam pasur celulit por në këto momente është shumë herë më i dukshëm.” Ajo mendon se kjo ndoshta vjen edhe prej faktit se për shumë vite ka qenë një vajzë e shëndoshë. Gjithashtu gjatë kësaj jave ajo ka pranuar se shtatzënia i ka ndryshuar shumë edhe mënyrën e të ngrënit dhe se i mungon shumë trupi i saj i mëparshëm. Prandaj të gjitha ju nëna që prisni një fëmijë nuk duhet të shqetësoheni për ndryshimet e shumta në trupin tuaj, sepse dhe gratë e famshme e pranojnë këtë dhe pavarësisht çdo gjëje që mund të provojnë për të hequr disa kile, shtatzënia bën të vetën.

Share With:
Translate »
814 Views