Gazetari bëhet baba, zbulon dhe emrin e fëmijës
Gazetari Alen Xhelili mëngjesin e sotëm është gdhirë Babi. Ai ka njoftuar vetë për kolegët dhe dashamirësit ardhjen në jetë të djalit të tij, që çifti ka vendosur ta quajë Darsen.
Gazetari që i dha fund beqarisë me një dasëm familjare në fundgushtin e vitit të kaluar, nuk ka pritur shumë kohë për tu bërë baba i një djali.
Pas një angazhimi të gjatë në media, sot është ndër gazetarët aktivë të portalit Syri.net.