Kur shtatzania të zë me neps, ja çfarë po shijon Ami më shumë këtë periudhë

Dëshira për ushqime të zakonta e të pazakonta, megjithëse në dukje një tekë e momentit e nënave shtatzëna, kohë më vonë ruhet edhe si një tregim i bukur për fëmijën që do të vijë në jetë. Ndonjëherë më shumë të kripura sesa të ëmbla, ndonjëherë të athëta apo pa kripë, dëshirat e nënave në pritje janë nga më të çuditshmet. Cili baba nuk i ka dëgjuar shijet ekstreme të partneres gjatë pritjes së ëmbël?

Pak ditë më parë, pasi zbuloi shtatzëninë e dytë, Erisa Xhixho, tha se gjatë gjithë ditës shijonte ftonj dhe nga ky fakt, të gjithë miqtë rreth e rrotull mësuan se një bebe po vinte së shpejti.

Jo më larg se një javë më parë, edhe modelen e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, e zuri nepsi i shtatzënisë. Edhe ajo, në pritje të fëmijës së dytë, kishte dëshirë të shijonte ushqimet tradicionale shqiptare, meqenëse në Amerikë nuk e ka këtë mundësi gjithmonë.

Edhe Zajmina Vasjari, e cila është në javët e fundit të shtatzënisë, e teproi më shumë me ëmbëlsirat dhe bakllavanë, në fundvit, por për fat të mirë nuk mori më shumë kilogramë se bebja.

Ami, ndërkohë, ka rënë gjithashtu “viktimë” e nepsit të shtatzënisë. Megjithëse ka folur shumë pak publikisht për këtë periudhë të pritjes së ëmbël, në fotot që ndan me miqtë në rrjetet sociale, duket në gjendje mjaft të mirë fizike. Por nuk i shpëton dot tundimit të ëmbëlsirave. Në një video që ka postuar së fundi në Instastory, Ami tregon së është duke ngrënë banane me qumësht Panda. Ç’rëndësi ka se sa janë kaloritë me këto dy superushqime? Kjo periudhë e bukur, jo më kot quhet e ëmbël… Mund të hash gjithçka që do dhe sa herë e do.

Share With:
Translate »
1396 Views