Pesha i del nga kontrolli, ditëlindja e vjehrrit na zbulon Amin pa flitra

Është e vështirë të imagjinosh Ermal Mamaqin serioz, ndoshta sepse moderatori i njohur është bërë i famshëm për të gjithë shqiptarët pikërisht si aktor humori. Por, kur bëhet fjalë për familjen, Ermali nga zhvishet nga petku i komedianit për t’i lënë vend emocioneve që i dalin nga shpirti ashtu siç ka ndodh edhe dje.

Fillimi i shkurtit është një datë e shënuar për Ermalin pasi babai i tij ka shënuar 66-vjetorin e lindjes, një motiv më shumë për t’u mbledhur me familjen ku së shpejti do të bëjë pjesë edhe vajza e moderatorit të ”Xing me Ermalin” dhe Amarda Toskës. Ka qenë vëllai i Ermalit, Ermiri i cili ka publikuar disa foto nga festa familjare e Drini Mamaqit. Por, ajo që ka tërhequr vëmendjen është torta e datëlindjes ku vihen re një makinë llogaritëse dhe disa monedha me prerje 500 euro-she. “T’u shtofshin vitet e bukura babi me familjen dhe ato lejlatë s’janë keq po të shtohen,”-përfundon Ermiri. Gjithashtu në foton e radhës shohim edhe Ermalin me Amin dhe vogëlushin e tyre Joel.

Share With:
Translate »
1742 Views