“Ime bijë s’e do”, nëna habitet nga mesazhet e vajzës: Të dua Sajush, jam e jotja
Tentoi të arratisej dy ditë më parë nga tualeti i gjykatës së Gjirokastrës, por historia e 24-vjeçarit që u denoncua nga ish- gruaja e tij e mitur, ka marrë një rrjedhë të papritur ditën e sotme.
Përballja live në emisionin “Me zemër të hapur” mes dy ish-krushkave ka zbuluar të tjera të dhëna për historinë e Saimir Ahmetit dhe 17-vjeçares Bleona Habibi.
Teksa dy gratë akuzonin njëra-tjetrën live, nëna e Saimirit, Vera Ahmeti ka bërë publike disa mesazhe dashurie që vajza i kishte dërguar ish-burrit, me të cilin kishte jetuar 8 muaj, ku i kërkonte që ai të kthehej nga Greqia.
Nga ana tjetër nëna e vajzës, Xhani Habibi thotë se vajza nuk e do djalin dhe se e ka thënë këtë edhe në gjykatë.
Sakaq, nëna e djalit, Vera, tha se ky i fundit kishte tentuar madje të vriste veten.
Ajo u shpreh se:
Në 3 janar vajza iku nga shtëpia. Është takuar me djalin, janë përqafuar. Më pas iku në shtëpinë e vet.
Në datën 21 janar ai u kthye nga Athina se ajo i kishte shkruar një mesazh; nuk jetoj dot pa ty. Djali më arriti deri në vetëvrasje. Vajzës tënde i kam thënë; mamanë mos e shah”.
Mesazhet e dërguara më 22 janar:
SMS 1: “Të lutem ikim nesër, dua të jem gjithmonë pranë teje Sajushi im ti”
SMS 2: “Unë jam ore Bleona, s’është provokim asnjë se di që unë të flas Sajush, të dua shumë kobar”.
SMS 3: “Të dua vetëm ty, jam vetëm e jotja.”