Habit Chrissy Teigen, poston foton duke gatuar nudo
Ajo është një ndër modelet më të famshme në botë dhe njëkohësisht një ndër personazhet VIP më të komentuara dhe të dashur për publikun.
Bashkëshortja e këngëtarit John Legend, Chrissy Teigen, “e ka fiksim” të publikojë herë pas here foto që trazojnë rrjetin apo të bëj deklarata që marrin shumë vëmendje, si ajo e pak ditëve më parë kur shkruante “se përse i sjellim në jetë fëmijët, këta monstra që na duan të vdekur”.
Nëna e një vajze, e në pritje të fëmijës së dytë, këtë herë ka bërë publike një foto nudo teksa shihet duke gatuar. Ajo sigurisht është kujdesur që gjoksin ta mbulojë me dy emoji, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë postimi i saj.
“Ju lutem mos më ngarkoni me turp. Unë jam një grua sallatëbërëse krenare dhe e fortë, që thjeshtë mundohem të jem natyrale dhe jetoj jetën time”, shkruan ajo krahas fotos ku shihet e buzëqeshur.