Alban Skënderaj: Ja përse doja që të bëhesha me djalë
Alban Skënderaj është baba i një vajze të bukur që quhet Ameli. Por si çdo mashkull shqiptar, edhe kantautori ka pasur dëshirën që të bëhej baba i një djali.I ftuar në emisionin e mëngjesit në Top Channel, kantautori ka treguar për emocionet e të qenurit baba. Ai ka pranuar para të gjithëve se në fillim donte të kishte një djalë. “Në fillim e kisha pak këtë… çun, do ta mbaja me vete, ta çoja në kurs, në futboll”, tha ai duke shtuar më pas se e ka pranuar me shumë sportivitet lindjen e vajzës. “Për ne njerëzit e artit, vajza të shkrin fare, prandaj bëhuni gati”, ka paralajmëruar Albani në “Wake Up”.
ban