Fëmijët befasojnë prindërit artistë, aktrojnë 60 faqe tekst pa prova
Fëmijët e dy aktorëve të njohur të skenës dhe teatrit shqiptar, Romir Zalla dhe Suela Bako i kanë befasuar me aftësitë dhe kujtesën e tyre rreth një roli që ata duhet të bënin.
Prindërit artistë morën dy personazhe ku duhet të interpretonin si cift, gjë që për ta nuk është aspak e vështirë pasi janë cift dhe në jetën reale.
Në një intervistë me Rudinën, ata u pyetën nëse i ka ndodhur që të bëjnë prova para njëri-tjetrit në shtëpi, gjë të cilën e mohuan.
Por Romiri rrëfeu një moment tjetër të këndshëm me fëmijët, ku ata i kishin thënë prindërve të ulen sepse do aktronin.
Suela tregoi se të dy u befasuan pasi dinin shumë mirë 60 faqe tekst, ndërsa zbuloi se fëmijët janë shumë të talentuar.