Rrëmbehen qindra nxënëse në një shkollë nga Boko Haram

“Disa nxënëse” raportohet se janë shpëtuar por shumë të tjera mbeten të humbura si pasojë e sulmit të Boko Haram në një shkollë në Yobe.

Pas një sulmi të dyshuar në një shkollë në verilindje të Nigerisë nga Boko Haram, disa nxënës janë humbur, thuhet sipas qeverisë lokale dhe burimeve ushtarake.

Policia tha të mërkurën se 111 vajza nga një shkollë në Dapchi, në shtetin e Yobes kanë humbur, pasi një grup i armatosur dyshohet se i kanë rrëmbyer në mbrëmjen e të hënës, raporton “Al Jazeera”.

Zëdhënësi i guvernatorit të Yobes, Abdullahi Bego deklaroi se “disa vajza… janë shpëtuar nga disa oficerë dhe njerëz të ushtrisë nigeriane nga terroristët që i kishin rrëmbyer”.

Ai shtoi “Vajzat e shpëtuara tani janë në paraburgim të ushtrisë nigeriane”.
Fillimisht, studentët u raportuan se kishin ikur nga sulmi me mësuesit e tyre pasi kishin has në të shtëna zjarri.

Një burim i lartë ushtarak në kryeqytetin e Borno, Maiduguri, i tha agjencisë së lajmeve “AFP” se nxënësit u gjetën të rrëmbyer në kufirin midis Yobe dhe Borno.

Më shumë se 20,000 njerëz janë vrarë dhe dy milionë të tjerë janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre në verilindje të Nigerisë, që kur Boko Haram nisi një fushatë në vitin 2009 me qëllim formimin e një shteti të shkëputur.

Share With:
Translate »
641 Views