Vazhdon të diskutohet, Blerina Bombaj flet për menunë në çerdhe e kopshte: E bëra si për fëmijët e mi

Ka shkaktuar një debat shumë të madh jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në media në lidhje me dietën ushqimore të fëmijëve në çerdhe që është ndryshuar nga dietologia e njohur Blerina Bombaj. Ndërsa prindërit flasin për reduktim të sasisë së ushqimit dhe shtimit në të të elementëve që më shumë se sa ushqyes janë dietikë, vetë Bombaj zgjedh të përballet live me të gjitha kritikat.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” të moderatores Nisida Tufa, Bombaj thotë se ka thartuar trutë që të mund të zgjedhë elementet e nevojshme që i duhen një fëmije. Prindërve kritoke, iu thotë se këtë menu do dëshironte t’ja jepte edhe fëmijëve të saj.

“Unë jam një pjesë e hartuesve të këtij grupi, kam dhënë mendimin tim. Shumë prindër më kanë falënderuar për ndryshimin e menusë, që ishte e varfër në mikro-elementë. Një ushqim nuk mjafton të ketë sasi, por në atë sasi duhet të ketë elementët bazë të nevojshëm për rritjen si zinku, hekuri, acidi folik e vitamina C. Kam pasur edhe prindër të shqetësuar që i kam sqaruar duke iu dhënë informacion. Ka pasur edhe prindër të keq informuar që më kanë sulmuar, Unë po pres që të qetësohen, do jem këtu për t’i sqaruar”,- tha ajo.

Dietologia shtoi se: “Është menu e shëndetshme, me standarde ndërkombëtare që sugjeron zhvillim, rritje dhe mirëushqyerje. Kequshqyerja në këtë moshë është një kosto për gjithë shoqërinë tonë. Jo vetëm obeziteti, por edhe sëmundjet kardiovaskulare e diabeti. Mendova që do urohesha për këtë menu, e bëra si të ishin fëmijët e mi ata që do ushqehen. Vendosa të gjithë eksperiencën time. Kam thartuar trutë shumë që të nxjerr atë menu, t’ju jap lëndët ushqyese”,- tha ajo.

Share With:
Translate »
1511 Views