Pediatrët në alarm: Kujdes depresionin universal tek adoleshentët

Është e thjeshtë të ngatërrosh depresionin tek adoleshentët me diçka tjetër-kjo sipas psikiatërve të fëmijëve. Shenjat mund të përfshijnë sjellje të këqija, probleme me të ngrënët ose telashe në gjumë.

Vetëm 50% e adoleshentëve me depresion arrijnë të diagnostikohen përpara se të arrijnë moshën e pjekurisë. Sipas studimit të doktorëve, 2 nga 3 adoleshentët me depresion nuk marrin kujdesin që duhet për t’i ndihmuar.

“Është një problem i madh”-thotë Dr. Rachel Zuckerbot, një psikiatre e çertifikuar dhe profesoreshë në Universitetin Columbia.

Për të trajtuar këtë ndarje, Akademia Amerikane e Pediatërve, ka botuar këtë javë disa udhëzime që bëjnë thirrje për shfaqje universale të depresionit.

“Ajo që ne jemi duke vënë re është se çdokush, nga 12 vjeç e lart duhet të kontrollohet të paktën një herë në vit”-thotë Zuckerbot.

Ekzaminimi- thotë ajo-, mund të bëhet gjatë një vizite të mirë, një vizite sportive fizike ose gjatë një vizite tjetër në zyrë. Task Forca e Shërbimeve Parandaluese gjithashtu rekomandon shqyrtimin e depresionit dhe shumë pediatër tashmë kanë endur mënyrat e shfaqjes në praktikat e tyre.

“Adoleshentët janë shpesh më të sinqertë në përgjigjet rreth tyre kur nuk e shohin  në fytyrë personin që po i pyet:-shprehet Zuckerbrot . Ndaj, shumë pediatër përdorin një pyetësor personal të cilin adoleshentët e plotësojnë me mënyrën elektronike ose në një letër.

“Është një mundësi që adoleshentët të mund t’u përgjigjen pyetjeve për veten privatisht”-thotë ajo. Pyetësorët përmbajnë një sërë pyetjesh të tipit: Gjatë dy javëve të fundit, sa shpesh jeni ndjerë keq, në depresion apo i pa shpresë? Apo: Ke interes në të bërit të gjërave? Ka edhe pyetje të tipit: A ke vështirësi me gjumin? Nëse fle më shumë ose më pak se ç’duhet? Probleme me të ngrënët?

Rekomandimet e fundit gjithashtu janë edhe për familjet që kanë një adoleshent me depresion në shtëpi, që të kenë kujdes dhe të krijojnë kushte të sigurta në mënyrë që të mos lëndojë veten. Vetvrasja është një ndër mënyrat e vdekjes për fëmijët nga 10 në 17  vjeç dhe rreziku i vetvrasjes së tyre është i lidhur fort me përdorimin e armëve të zjarrit-sipas Akademisë Amerikane të Pediatërve.

Nuk është e thjeshtë të flasësh për depresionin. Gjatë viteve të adoleshencës, ka 20% shanse të ketë depresion apo gjendje ankthioze-sugjeron kërkimi

Një tjetër sfidë për diagnozën është se familjet shpesh nuk e diktojnë depresionin, ose e ngatërrojnë me diçka tjetër.

“Nganjëherë adoleshentë reagojnë apo sillen keq”-thotë Dr. Zuckerbot- Ata shihen si armiqësorë apo të këqinj, kur ndërkohë, ata në fakt po vuajnë nga depresioni”

Ky artikull është publikuar në faqen online të “National Public Radio”

Share With:
Translate »
692 Views