Të qenit nënë e djemve është bekim

Unë jam një nënë. Jo vetëm një nënë, por një nënë djemsh. Në jetën time, ky ka qenë identifikuesi im më i madh, arritja ime më e madhe dhe ndjenja ime më e madhe e krenarisë. Shpesh, kur i them dikujt që kam dy djem, e kuptoj se ata mendojnë se duhet të zhgënjehem, sikur jam e humbur për të pasur një vajzë. Marr pyetjen: “A do të provoni për një vajzë?” Unë automatikisht ndjej nevojën për t’i siguruar ata se kam marrë pikërisht atë që kam kërkuar, kam kërkuar djemtë (shoh sy të habitur).


Para se të bëhesha me fëmijë, kur imagjinoja veten si një nënë, parashikoja pajisje sportive në pjesën e prapme të veturës, duke brohoritur në lojërat e tyre dhe duke i parë ata me njëri-tjetrin në dhomën e ndenjes. Në ëndrrat e mia, asnjë herë nuk pashë një vajzë të vogël, gjithnjë djemtë. Unë nuk e di se çfarë është të jesh një nënë e vajzave, jam e sigurt se është e pabesueshme, por unë mund t’ju them se si është jeta ime me djem deri tani.

Momente të çmendura që më përfshijnë në sheshin e lojërave të tyre, puthje, sjellje e ashpër e djalit rreth miqve kombinuar me biseda të ngrohta gjatë darkës (mami të lutem vetëm një minutë më shumë!) për të luajtur dhe për të vendosur lojën në një nivel më të lartë dhe përqafime me lot në sy kur diçka nuk shkon siç duhet. Me djemtë e mi, kam një sekret që shumica e të tjerëve nuk arrijnë të shohin, qetësinë dhe butësinë, dashurinë dhe edukimin që zakonisht del vetëm gjatë kohëve të qeta. E dua këtë anë sekrete që është ruajtur vetëm për mua.

Gjithashtu dua shoqërinë mes mamave të djemve, aftësinë për të folur për mënyrën se si djemtë mund të jenë pa ndjenjën e nevojës për t’u thënë se sa i duam dhe si e dimë se ata janë fëmijë të mirë. Djemtë luajnë shumë, duan shumë, dhe ndjejnë emocione të forta, dhe nganjëherë ato shfaqen të gjitha. Djemtë janë të çmendur, të egër, sipërmarrës të rrezikut, por ata gjithashtu janë qesharakë, dashamirës, të dashur dhe zemërmirë.

Kur djali im vrapon nga askund drejt meje dhe më rreh me një përqafim të madh kjo është ndjenja më e bukur në botë. Dhe e mbaj atë ndjenjë, sepse kur ai shkon për t’u ngjitur në rrëshqitje dhe hidhet nga shkallët, shumë shpejt të kap ndjenja e frikës se ai do të lëndohet dhe duhet t’i tregojë atij të jetë i kujdesshëm .

Në mbrëmje para se të shkoj në shtrat kaloj në dhomat e djemve të mi për t’u siguruar që po flenë mirë, falënderoj zotin që i kam. Mjafton të shohësh fytyrat e tyre paqësore për të harruar gjithçka, duke filluar nga gjunjët e gërvishtur, shpërthimet kur hidhen lodrat dhe vështirësinë e dhëmbëve. Për shkak se shumë shpejt një ditë (më shpejt nga sa mund ta imagjinoj) djemtë e mi do të jenë rriturit dhe do të jetojnë jetën e tyre të pavarur.

Shpresa ime për ta është që të jenë me të vërtetë të lumtur, të duan atë që ata janë dhe çfarë po bëjnë, të gjejnë paqe në këtë botë dhe të bëjnë gjithçka që munden për të qenë pjesë e asaj paqeje.

Për djemtë e mi: Ju dua. Ju dua për atë që jeni dhe për atë që do të bëheni. Jam shumë krenare dhe mirënjohëse që jam nëna juaj.

Përgatiti: Brikela Daci

Share With:
Translate »
4808 Views