Eneda Tarifa hedh pas krahëve ndarjen nga bashkëshorti: Do të doja të isha 24 orë në funksion të vajzës

Pak javë më parë, këngëtarja e njohur Eneda Tarifa u vendos në qendër të medias lidhur me jetën e saj personale, dhe faktit se i dha fund lidhjes pas 18 vitesh me partnerin Erion Zaloshnja.

Por tashmë, edhe vetë 35-vjeçarja duket se e quan atë si një kapitull të mbyllur tashmë historinë e dashurisë me ish-bashkëpunëtorin e saj njëkohësisht edhe në biznes.

Në një prononcim për emisionin “Jo vetëm modë”, këngëtarja thotë se tashmë ndihet e plotësuar, dhe se periudhën e vështirë e ka kaluar.

“Ndihem shumë mirë, ndihem e plotësuar shumë. Sigurisht që do të doja të isha 24 orë në funksion të vajzës sepse është një fëmijë shumë i zgjuar, më kupton në profesionin tim si një e rritur. Jam e bekuar”, tha Tarifa.

Share With:
Translate »
798 Views