Moderatorja e njohur: “A është e mundur që fëmijët të bëhen me fëmijë?”

Moderatorja e njohur, Wendy Williams ka folur për marrëdhënien e këngëtares Ariana Grande me Pete Davidson duke thënë se nuk e njohin njëri-tjetrin mjaftueshëm për tu martuar.

Ajo e paralajmëroi Arianën që të mos mbetet shtatzënë!

“Ju nuk do e bënë në prag të muajit të mjaltit. Jeni takuar për 1 muaj dhe tani do martoheni? Ka vetëm një gjë, të heqim dorë nga shtatzënia. A mundet që fëmijët të bëjnë fëmijë? Nuk ka rëndësi sa e madhe është. Të gjithë e dini se duket si fëmijë. A e dinë prindërit tuaj që je shtatzënë? Edhe nëse ata do të jenë dakort, unë vazhdoj të mendoj se është dicka e gabuar. Mendoj se minimumi që mund të njihni dikë është të paktën tre muaj”, tha ajo.

Pete i propozoi Arianës me një unazë diamanti në fillim të qershorit 2018. Nuk dihet ende data e martesës, ndërkohë që kanë nisur spekulimet se këngëtarja është në pritje të një fëmije.

Share With:
Translate »
642 Views