Udhëtimi më i rrezikshëm në botë për të shkuar në shkollë

Mund të cilësohet si udhëtimi më i rrezikshëm në botë për të shkuar në shkollë. Nxënësit nga një fshat në thellësi të Filipineve, përballen me një vështirësi të madhe cdo ditë për të shkuar në shkollë pasi u duhet të kalojnë lumin me anë të një shporte prej druri të ndërtuar me degë.

Kjo është mënyra e vetme për të kaluar lumin pasi në atë zonë nuk ka urë dhe nuk po merret asnjë iniciativë për të ndërtuar një të tillë.

Kur nuk ka reshje shiu dhe niveli i ujit është shumë i ulët, ata e kalojnë duke kërcyer mbi gurë. Por nuk është njësoj kur fillojnë shirat e dendur dhe lumi është shumë i rrëmbyeshëm.

Është paska e frikshme, por mbetet mënyra e vetme që ne të shkojmë në shkollë”, ka thënë një prej nxënësve.

Pamjet tregojnë mënyrën e lëvizjes së shportës së improvizuar që transporton nxënësit nga njëri breg në tjetrin.

Share With:
Translate »
648 Views