Lajmëroi policinë duke thënë se po i vidhnin shtëpinë, historia e gjyshes 90-vjeçare do ju prekë zemrat

‘’Ju lutem më ndihmoni! Dikush ka hyrë në shtëpinë time. Kam frikë se mund të më ndodhë diçka.’’, -janë këto disa prej fjalëve që janë dëgjuar në anën tjetër të receptorit, gjatë një ditë një rutinë në një prej komisariatëve të qytetit të Napolit.

Ndërkohë që me të marrë alarmin, një patrullë është nisur drejt vendit të ngjarjes, policët janë habitur kur në vend të hajdutëve të presupozuar, derën e ka hapur një gjyshe 93-vjeçare.

‘’Më vjen shumë keq që ju gënjeva, por unë..unë.. thjesht ndihesha vetëm. Nuk kam askënd pranë dhe nuk mund t’i lejoj vetes të punësoj një ndihmëse. A mund të më shoqëroni për të bërë një shëtitje të vogël? Kam më shumë se një muaj e mbyllur brenda dhe kam nevojë të marr pak ajër të pastër.’’, mendohet të ketë thënë gjyshja 93-vjeçare, emri i vërtetë i të cilës është Ester.

Karabinierët janë emocionuar shumë nga rasti i saj dhe kanë kërkuar leje të posaçme në komisariatin ku punonin, për të kaluar ditën me zonjën e moshuar.

Ata e kanë nxjerrë jashtë godinës së pallatit ku jeton e vetme prej vitesh, e kanë shoqëruar për të pirë një kapuçino dhe janë kujdesur për të gjatë gjithë ditës.

Në fund të ditës ata kanë denoncuar rastin e zonjës Ester pranë autoriteteve të kujdesit të moshës së tretë, duke shpresuar që për gjyshen simpatike të gjendet një zgjidhje e menjëhershme.

Share With:
Translate »
619 Views