Alarm: Ky është veprimi i përditshëm që rrit rrezikun e shfaqjes së kancerit ovarian

Edhe pse vagina kryen procesin e pastrimit natyror në vetvete, 25% e grave pavarësisht paralajmërimeve të gjinekologët përdorin dushin vaginal. Dhe pikërisht ky objekt dyfishon rrezikun e kancerit ovarian. Studimet e mëparshme e kanë lidhur përdorimin e tij me shfaqjen e infeksioneve. Por, hulumtimi i fundit i SHBA-së ka shtuar në këto rreziqe edhe kancerin ovarian. “Ndërsa gjinekologët u bëjnë thirrje grave që të mos përdorin dush vaginal, ata shohin tek ai një përfitim shëndetësor, të tillë si higjiena,” epidemiologu Joel Brown. Kanceri ovarian është një vrasës i heshtur, dhe gratë zakonisht para zbulimit të sëmundjes nuk kanë simptoma, kështu që shpesh reagojnë shumë vonë.
Analiza e revistës “Epidemiologjia” ndoqi më shumë se 41.000 gra në Shtetet e Bashkuara dhe Porto Riko në vitin 2013. Të anketuarat i përkisnin moshës 35 deri 74 vjet dhe në fillimin të studimit ishin gra të shëndetshme. Deri në korrik të 2014 reth 154 pjesëmarrëse u diagnostikuan me kancer ovarian. Ata zbuluan se gratë që përdorën dushin vaginal për një vit rritën rrezikun për t’u prekur dyfish nga kanceri ovarian. Clarice Veinberg e Institutit të Mjedisit dhe Kërkimeve Shëndetësore në Karolinën e Jugut tha se asnjë studim i mëparshëm nuk e kishte zbuluar lidhjen e shpëlarjes me kanceri ovarian. “Shije” shkruan se vetë vagina mund të pastrohet në mënyrë natyrale dhe një element i tillë i higjienës shkatërron funksionin e saj natyral dhe mund të shkaktojë një rritje të jashtëzakonshme të baktereve të dëmshme për të krijuar një infeksion të vendosur në mitër, tubat e Fallopit dhe vezore./

Share With:
Translate »
718 Views