Disa ushtrime si të forconi muskujt me foshnjen tuaj
Kur je një prind i ri sigurisht që e ke të vështirë të gjesh kohën mes ushqimit, ndërrimit, duke ezauruar energjinë për të bërë ushtrime fizike.
Terapisti i sportit Jamie Webb nga Brighton Sports Therapy ka një mënyrë për të qëndruar në formë duke përfshirë edhe avantazhin e të pasurit një fëmijë, gëzimin e jetës tuaj.
Pasi dogji mjaft kalori nga picepsi, duke mbajtur vajzën e tij të porsalindur, Thea, 3 kg ai vendosi të shpërndaje mënyrën e tij të stërvitjes për të gjithë prindërit e rinj, bazuar pikërisht në lëvizjet me fëmijën e tyre.
“Me këto ushtrime vrisni me një gur dy zogj, dhe janë një zgjidhje gjeniale për të qënë në forme dhe për të kënaqur fëmijën tuaj. Të gjithë prindërit e shohin veten të bëjnë variante të ndryshme ushtrimesh, edhe nëse duan apo jo. Ju mund të keni avantazh peshën e fëmijës tuaj dhe të shihni fytyrën e tyre teksa ndërvepron me të”, thotë Jamie.
Teksa ju do të jeni më në formë dhe do të formoni muskuj, fëmija juaj do të fitojë peshë çka ju shton intensitetin e ushtrimeve. Mëposhtë keni llojet e ushtrimeve që mund të bëni me fëmijën tuaj.