Foshnja gjendet duke pirë qumësht nga trupi i nënës së vdekur

Një video virale ka tronditur botën 24 orët e fundit. Një foshnje 17-muajshe ka filluar të qajë dëshpërimisht ndërsa përpiqet që të pijë qumësht nga gjiri i nënës së saj, e  pa vetëdijshëme se ajo kishte vdekur.

Trupi i gruas së vdekur është gjetur nga disa banorë të zonës pranë një stacioni hekurudhor në Madhya Pradesh, Indi të mërkurën.

“Ne pamë një grua të shtrirë pranë hekurudhave dhe njoftuam policinë,”- ka thënë Monu Balmiki, një dëshmitar në vendngjarje. “Por kur u afruam ne vumë re një fëmijë pranë saj duke pirë qumësht. U tronditëm dhe u trishtuam shumë kur pamë këtë moment tragjik.”

Policia po heton mbi ngjarjen për të përcaktuar edhe shkakun e vdekjes ndërsa foshnja u dërgua në një spital për kontroll mjeksor, raporton Daily Mail.

Share With:
Translate »
802 Views