Nga “Junior Eurovision”, shqiptarja e vogël në Britain’s got talent
Po ju risjellim në mendje një emër: Ana Kodra. Për ata që nuk po kujtohen, ju themi se Ana ka marrë pjesë në disa konkurse përfshirë Junior Eurovizion 2017. Më vonë, ajo përfaqësoi Shqipërinë në kryeqytetin Gjeorgjian, Tbilisi, me këngën “Don’t Touch My Tree”. Rrugëtimi i saj muzikor vazhdoi me kompeticionin The Voice of Albania, e cila bëri jurinë të mahnitej me interpretimin e këngës ‘Evil like me’. Por 11 vjeçarja ishte akoma në kërkim të suksesit dhe këtë herë, jashtë Shqipërisë. Ana është pranuar për të qenë pjesëmarrëse në audicionet e Britain’s Got Talent 2019. Na mbetet të kryqëzojmë gishtat dhe t’i urojmë fat.