Kujdes me sasinë e sheqerit tek fëmijët 0 – 2 vjeç!

Fëmijët e pëlqejnë shumë sheqerin, por sipas një studimi shkencor të botuar në “American Heart Association” duhet që deri në moshën 2 vjeç ata të mos e përdorin sheqerin.

Sheqeri që fëmijët konsumojnë mund të duket jo i dëmshëm, por në fakt ai shkakton shqetësime në zemër, rritje të presionit të gjakut, mbipeshë, si dhe diabet të llojit 2.

Nga mosha 2 deri në 18 vjeç sasia e këshilluar nuk duhet t’i kalojë 25 gramë ose afërsisht 100 kalori. Fëmijët amerikanë zakonisht konsumojnë trefishin e kësaj sasie. Sheqeri i shtuar në produktet ushqimore mund të jetë në disa forma, që nisin nga fruktoza deri te dekstroza në lëngjet e frutave, por edhe në gatimet e kripura si hamburgerat dhe patatinat.

Një problem që evidentohet krahas dëmit që sjell sheqeri i tepërt është se konsumimi i tij heq interesin e fëmijëve për ushqimet e shëndetshme si perimet, frutat, mishi etj.

Share With:
Translate »
1576 Views