Djemtë adoleshentë kanë nevojë për 2200 deri në 3200 kalori në ditë, ndërsa një vajzë adoleshente ka nevojë për 1800 deri në 2400 kalori në ditë. Ndoshta adoleshenti juaj nuk ka probleme në marrjen e kalorive që i duhen, por ushqimi që parapëlqejnë është pa vlera ushqimore. Adoleshentët kanë nevojë për hekur dhe kalcium në veçanti, për të siguruar kocka të forta. Gjithashtu kalciumi është i nevojshëm për muskujt dhe zemrën. Hekuri është jetik për organizmin pasi ndihmon në shpërndarjen e oksigjenit në të gjithë trupin duke prodhuar dhe më shumë energji. Largojini ushqimet jo të shëndetshëm dhe përpiquni t’i ndërroni zakonet në të ngrënë të fëmijëve tuaj adoleshentë. Provoni këto ushqime:ë

Arrat
Arroret janë shumë të shijshme dhe të pëlqyera si minivakt ndërsa ofrojnë sasi të mëdha proteinash dhe mineralesh. Në 28 gramë arra gjenden 5 gramë proteina dhe 10 për qind e sasisë së hekurit të rekomanduar për një ditë.

Kosi
Zëvendësoni akulloret me kos si një version më i shëndetshëm. Një kupë kos i thjeshtë mban 9 gramë proteina dhe 30 për qind të sasisë së kalciumit të këshillueshëm për një ditë. Mendoni për kos të ëmbëlsuar, sidomos ato me fruta të freskëta. Nganjëherë një kos i vogël me fruta i paketuar mban më shumë sheqer se një soda.

Salmon i pjekur në skarë
Salmon është një ushqim fantastik, madje dhe për adoleshentët që mendojnë se nuk e pëlqejnë peshkun pasi ngjan pak me mishin e pulës. Salmoni ofron omega 3, e shkëlqyeshme për zemrën. Një fileto mesatare salmon mban 35 gramë proteina, 75 për qind të sasisë ditore të rekomanduar të vitaminës B12, po ashtu dhe shumë vitamina të tjera dhe minerale. Mban gjithashtu dhe një sasi të vogël kalciumi.

Frutat e freskët
Frutat e freskët shërbejnë si zëvendësues të shëndetshëm për ata që pëlqejnë karamelet apo ëmbëlsirat. Mbajeni frigoriferin e mbushur me rrush, boronica apo luleshtrydhe dhe mbushini mbajtëset me banane, mollë dhe portokalle.

Nxiteni adoleshentin tuaj të hajë shëndetshëm
Sidoqoftë fëmija juaj, nazeli apo i mbarë, të detyrosh një adoleshent të hajë shëndetshëm, nuk është e lehtë.  Por ndërsa gjatë këtyre viteve një adoleshent mund të përballet me çrregullimet në të ngrënë, problemet me imazhin e trupit dhe peshës, është shumë i rëndësishëm monitorimi i zakoneve të të ushqyerit. Hani së bashku si familje sa herë të keni mundësi. Mbajeni shtëpinë të furnizuar me ushqime të ushqyeshme dhe jini një model i mirë. Mbajeni fokusin tek shëndeti, jo pesha, dhe përfshijini adoleshentët në kuzhinë t’ju ndihmojnë në përgatitjen e vakteve sa herë të jetë e mundur.