“Mishi dhe gjaku im”, Gjiko publikon foton më të veçantë nga pushimet krah Elitës dhe Zërit
Reperi i njohur, Gjiko ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale pamjen më të bukur pranë djalit të vogël, Zërit. Këngëtari ka publikuar një foto ku shihet se mban në krah vogëlushin teksa të dy ndodhen në pishinë. “Mishi dhe gjaku im”, ka shkruar Asdreni në foton ku Zëri duket se ka qeshur pafund me të atin. Me siguri kjo pamje është shkëputur nga momentet e pushimit që Gjiko është duke kaluar pranë më të dashurve të tij, djalit dhe bashkëshortes Elita.
Vetëm disa ditë më parë artisti u shpreh se ky ishte udhëtimi i parë i djalit me avion, duke zbuluar më pas dhe pamjet e destinacionit ku dyshja ka vendosur të pushojë.
Aktualisht Gjiko ka vendosur të bëjë një pushim të shkurtër në muzikë, për t’iu dedikuar më shumë familjes së tij.