Hedh të birin 11-muajsh nga ura; më pas shkon në bar dhe porosit një pije
Në Manchester, Angli, një foshnje 11-muajshe ndërroi jetë pasi u hodh në lum nga i ati.
Mësohet se ky i fundit, i njohur si Zak Bennett-Eko u arrestua për vrasjen e të birit, fill pasi dëshmitarë të rastit vunë re se si burri e hodhi fëmijën nga ura dhe më pas shkoi në një bar të afërt dhe porositi diçka për të pirë.
Ndonëse fëmija u nxorr nga forcat zjarrëfikëse e u dërgua në spital, ndërroi jetë pak çaste më vonë.
Mamaja e të ndjerit, 22-vjeçarja Emma Blood shpërndau një postim të ndjerë në Facebook, ku ndër të tjera shkroi se pasi mori vesh lajmin, do të donte të kishte ndërruar jetë, ajo vetë.
Zak doli së bashku me të birin për të blerë qumësht, u vonua disa orë dhe vetëm në mbrëmje vonë, Emma u lajmërua se i biri kishte vdekur.
“Humba fëmijën sot, botën, zemrën, shpirtin tim”, shkroi gruaja ndër të tjera.