Vajza 2-vjeçare i merr jetën të ëmës në 21-vjetorin e lindjes

Një nënë e re ka vdekur në 21-vjetorin e lindjes, pasi qafa i ngeci në dritaren e makinës.

Yulia Sharko nga Bjellorusia po mundohej ta nxirrte vajzën e saj dy vjeçare nga automjeti përmes dritares gjysmë të hapur të makinës.

Në këtë çast, vajza shtypi butonin automatik, dritarja u mbyll, duke e mbytur të ëmën.

 

Bashkëshorti i saj, Artur e gjeti gruan pa ndjenja me qafën e zënë nga dritarja e makinës.

Ai theu dritaren që ishte bllokuar për ta nxjerrë. E dërgoi në spital, por vdiq tetë ditë pas aksidentit nga asfiksia që i dëmtoi trurin.

Share With:
Translate »
3751 Views