”Kur dhimbja kthehet në forcë”, historia e gruas që lindi në të njëjtin spital 4 ditë pas humbi të shoqin
Kesley Ferguson nuk e kishte marrë kurrë me mend që jeta e saj do të merrte rrokullimën më të pabesueshme brenda katër ditësh dhe se do të gjendej krejt e papërgatitur përballë një humbjeje dhe gëzimi të madh. Po sikur të ktheheshit për të lindur në të njëjtin spital, ku disa ditë më parë keni humbur njeriun e zemrës? Kjo është historia e një gruaje të fortë, një bashkëshorteje që humbi gjënë më të shtrenjtë dhe një nëne fitoi po aq njeriun më të shtrenjtë në jetë në më pak se një javë. Mamaja e re nga Prior Lake, Minnesota, ka rrëfyer së fundmi historinë e saj për “Metro.uk”, një histori dhimbjeje dhe mbijetese që ka emocionuar njerëz nga të katër anët e botës.
“Akoma s’mund ta besoj atë që ka ndodhur. Unë dhe Scott ishim aq të lumtur, kishim plane për të ardhmen dhe donim të kishim një familje të madhe, por gjithçka mori fund ditën kur mjekët na konfirmuan se ishin gabuar. Kishin dyshuar gjithmonë se ai vuante nga artriti psoriatik, por rezultoi krejt e kundërta, 30 vjeçari ishte i prekur nga një sëmundje autoimune.
Ndërsa muajt kalonin, shëndeti i tij përkeqësohej përkundër trajtimit derisa mbylli ditë 4 ditë para se të bëhej baba. “Scott ishte një burrë i jashtëzakonshëm dhe thjeshtoi jetën time. Unë isha e lumtur çdo ditë me të. Ne bëmë gjithçka bashkë dhe nuk ka një gjë të vetme në jetën time që nuk e mbaj mend për të,” shtoi gruaja, duke përfunduar : “Unë do t’i tregoj Maxley-t gjithçka për babanë e tij dhe sa e donte ai.”