Vrau prindërit me çifte, dëshmon 29 vjeçari: Ja çfarë më shtyu
Leo Nika, 29 vjeçari i cili dje qëlloi me armë zjarri ndaj dy prindërve të tij duke i lënë të vdekur në vend, sot ka dhënë dëshmi në policinë e Durrësit. I riu, i cili ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike mësohet të jetë shprehur se nuk mban mend asgjë nga momenti se si ka gjuajtur me çifte ndaj dy prindërve të tij. “Debati nisi për çështje parash. Nuk mbaj mend sesi qëllova mbi prindërit. Kalova gjithë natën pa gjumë i stresuar. Prindërve u kërkova para për të ikur në Itali. Ata nuk më dhanë para dhe këtu nisi sherri”, mësohet të jetë shprehur ai në dëshminë para policisë. Nika nga dëshmitë e dhëna nga fqinjët ka qenë një person i papunë dhe në gjendje të vështirë ekonomike. Ai është babai i nje vajze, e cila jeton se bashku me te emen ne shtepine e prinderve te kesaj te fundit. Ndërsa policia konfirmon se 29 vjeçari nuk ka kartelë për gjendjen e tij mendore siç u raportua dje në media. Ndërsa tashmë ai po ruhet për të evituar kështu mundësinë enjë vetëvrasje.