Fotografi flet në emër të fëmijëve të abuzuar, foto rrënqethëse

“Të paprekshmit”, kështu quhet kolazhi i fotografive të Erik Ravelos, artisti kubanez i cili kërkon të flasë në emër të fëmijëve të abuzuar rreth e rrotull botës të cilët nuk janë në gjendje për të artikuluar dhimbjen e tyre. Ai e bën këtë duke i portretizuar në pozicion prekës, të kryqëzuar, duke na goditur të gjithëve ne! Puna e tij, hedh dritë mbi forma të ndryshme abuzimi, disa prej të cilave as nuk mund të na kishin shkuar në mendie. Ai i vendos fëmijët në kurriz të probleme siç është konsumimi i ushqimit, shëndetsia, dhuna ushtarake, katastrofat bërthamore, abuzimi seksual i Kishës Katolike dhe fesë në përgjithësi. Ravelo do të na tregojë anën e sëmurë dhe të ligë të të rriturve e cila po nuk u ndalua mund të sjellë kosto në brezat e ardhshëm. Nëntitulli i punës së tij është : E drejta për fëmijëri duhet mbrojtur! Puna e tij është një kritikë sfiduese ndaj botës e cila anashkalon sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve.

Share With:
Translate »
731 Views