Evi Reçi bëhet pjesë e ‘festimeve’ të 31 dhjetorit për të dhënë një mesazh të fortë

Tërmeti tragjik i 26 nëntorit në vendin tonë la pas shumë dhimbje për ata që humbën jetën. Një nga personat e prekur më shumë ishte dhe këngëtarja Evi Reçi, e cila humbi xhaxhain me të gjithë familjen dhe mikeshën e fëmijërisë me vogëlushen e saj. Megjithatë, Evi i ka gjetur forcat dhe është rikthyer në ekran për të dhënë mesazhe mjaft të rëndësishme. Edhe sot, në natën e ndërrimit të viteve, ajo do të shfaqet në ekranin e ‘Vizion Plus’, por këtë herë do e thotë fjalën e saj me anë të këngës. Në promon e publikuar shfaqen moderatorêt që japin një mesazh për të prekurit e tërmetit dhe më pas është Evi, e cila duke kënduar me siguri i ka rrënqethur të gjithë. E veshur me të zeza, në sytë dhe zërin e Evit mund të dallosh fare lehtë dhimbjen, megjithatë dalja e saj me siguri ju ka dhënë kurajo të gjithë shqiptarëve për situatën e vështirë.

Share With:
Translate »
722 Views