Video/ Mbërrijnë në atdhe 4 fëmijët dhe një grua nga kampi sirian: Priten nga të afërmit
Mbërrijnë në Aeroportin e Rinasit katër fëmijët shqiptarë dhe nëna e tre prej tyre të nxjerra nga kampi sirian ‘Al-Hol’. Operacioni u zhvillua nga ‘Gjysmëhëna e Kuqe siriane’ dhe zgjati 45 ditë, e cila bëri me dije se riatdhesimi erdhi pas kërkesës së qeverisë shqiptare.

Të nxjerrët nga kapi janë: Floresha Rasha, e cila është e plagosur, me tre fëmijët, Amar, Emel dhe Hatixhe, si edhe Endri Dumani.

Ata janër pritur nga të afërmit të cilët mbanin pankarta falenderimi në duar. Në Shqipëri, fëmijët i ka shoqëruar nga Libani kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/396749445020770/
Ishte kryeministri Rama i cili njoftoi dje nga një hotel në bejrut, ku ndodhej krah 4 fëmijëve se ri çatdhesimi do të bëhet sot. Por ai sqaroi se fëmijët nuk do të shkojnë në shtëpi, por fillimisht në një strukturë të ngritur nga autoritete për të rritur të riatdhesuarit nga kampi sirian.
Dy prej fëmijëve të shpëtuar mësohet se kanë lindur në Siri, ndërsa gruaja e cila ndodhet në karrocë me rrota, Floresha Rasha ka mbetur e plagosur gjatë kohës që ka qëndruar në kamp. Të shpëtuarit u janë nënshtruar të gjitha testeve mjekësore. Ato janë shoqëruar nga kampi për në Damask nga Gjysmëhëna e Kuqe.

Konsulli i Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb, tha gjithashtu dje se do të shpëtohen të gjihë fëmijët dhe ato gra që nuk kanë kryer krime, ndërsa gratë që kanë kryer krime do të japin fillimisht llogari para autoriteteve.