A duhet të shqetësohemi për gjakëderdhjen gjatë tremujorit të parë të shtatzanisë?

Gjakderdhja gjatë shtatzënisë është e zakonshme, sidomos gjatë tremujorit të parë, dhe zakonisht nuk është shkak për alarm. Por gjakderdhja nganjëherë mund të jetë një shenjë për diçka serioze, është e rëndësishme të dini shkaqet e mundshme, dhe duhet të  kontrolloheni nga mjeku juaj për të siguruar që ju dhe fëmija juaj jeni të shëndetshëm.

Rreth 20% e grave kanë disa gjakderdhje gjatë 12 javëve të para të shtatzënisë. Shkaqe të mundshme të gjakderdhjes në tremujorin e parë përfshijnë:

Gjakderdhje e vezës; Ju mund të përjetoni disa rrjedhje normale nga 6 deri në 12 ditët e para pasi veza juaj pllenohet në mitër. Disa gra nuk e kuptojnë se janë shtatzëna për shkak se ata e ngatërrojnë këtë me mestruacionet për shkak të një gjakderdhje të lehtë. Zakonisht gjakderdhja është shumë e lehtë dhe zgjat nga disa orë në disa ditë.

Abort; Për shkak se aborti spontan është më i zakonshëm gjatë 12 javëve të para të shtatzënisë, gjakderdhja në tremujorin e parë është shqetësimi më i madh. Rreth gjysma e grave që kanë rrjedhje gjaku në shtatzëni mund të abortojnë, por jo domosdoshmërisht do të thotë se në qoftë se ju keni gjakderdhje ju keni humbur foshnjën, sidomos në qoftë se ju nuk keni asnjë simptomë tjetër.

Simptomat tjera të abortit janë dhimbje të forta në fund të barkut dhe indeve që kalojnë nëpër vaginë.

Shtatzëni jashtë mitre; Në një shtatzëni të tillë embrioni është pllenuar jashtë mitrës, zakonisht në tubën fallopiane. Nëse embrioni vazhdon të rritet mund të jetë e rrezikshme për jetën e nënës. Edhe pse shtatzënia e tillë është potencialisht e rrezikshme, kjo ndodh vetëm në rreth 2% të shtatzënive.

Share With:
Translate »
1355 Views