A duhet t’i puthim fëmijët në buzë dhe t’u themi të dua? Përgjigjet psikoterapisti

Puthja e fëmijës në buzë ose jo, është një tematikë që gjithmonë ngjall diskutime dhe e ndan opinionin në dy kahe të kundërta. Ka nga ata që janë dakord dhe të tjerë që e kritikojnë ashpër këtë veprim.

Këtë herë psikoterapisti i njohur Alberto Pellai nga Milano ka folur për tematikën, duke dënuar puthjen në buzë. “Të rriturit mund t’i falin dashuri dhe ngrohtësi fëmijëve pa përfshirë veprime që mund të jenë burim eksitimi ose ndjesie intesive,” thotë ai.

Sipas tij, fëmijës i jepen puthje në faqe dhe jo në buzë. Mund ta përkëdhelni, por jo ta bëni prekje emocionuese dhe sensuale. Por pse nuk duhet bërë një gjë e tillë?

Për Pellai-n një gjë e tillë shkakton konfuzion tek të vegjëlit dhe në të ardhmen mund të bëhet burim rreziku dhe shqetësimi. Psikoterapsiti thotë se në qoftë se do të mbështeteshim tek teoria e Frojdit, sipas së cilës në fëmijëri ka një fazë të hershme sensualiteti dhe seksualiteti e cila lidhet me gojën, një gjë e tillë duhet të ishte e ndaluar. Kjo, pasi goja është një organ që ka implikime sensuale dhe seksuale dhe puthja në buzë do të ishte si një akt abuzimi për fëmijët.

“Përvoja e parë e seksualitetit kalon nga goja; pas ushqyerjes me gji, puthja në buzë me dikë përfaqëson hyrjen e parë në intimitetin autonom të fëmijës që ka dhe një ndikim emocional tek ai më pas. Ajo është shprehje e intimitetit të thellë”, – thotë ai.

Përse, thotë ai, ne nuk puthim në buzë gjyshërit apo miqtë tanë më të mirë, kurse fëmijët po? “Dashuria pra u shprehka nga puthjet në buzë, kurse afeksioni jo”, – thotë psikoterapisti. “Pse mund të ndjejmë njëfarë shqetësimi kur shohim dajën, gjyshin apo dikë tjetër të puthë në buzë fëmijën tonë, ndërkohë vetë e bëjmë një gjë të tillë?” ngre ai si pyetje.

Fëmija, për të shprehur dashurinë tek gjyshërit e shokët i përqafon ata, i puth në faqe ose në ballë dhe jo në buzë. Eksperti nuk është ndalur vetëm Te puthja. Ai preku dhe çështjen e fjalorit dhe termave të përshtatshëm për tu shprehur dashurinë fëmijëve.

“Një fëmiije duhet t’i thuhet “të kam xhan” dhe jo “të dua”,” shprehet Pellai. Gjithsesi kjo është një çështje mjaft delikate, e cila sa herë është në qendër të vëmendjes shkakton mjaft polemika dhe debat.

Share With:
Translate »
40 Views