A ekziston një lidhje mes muajit të lindjes dhe shëndetit?

Fëmijët e lindur në maj kanë më pak gjasa të preken nga sëmundjet. E kundërta ndodh me ata që lindin gjatë muajit tetor. Ky është studimi i zhvilluar në mënyrë kompjuterike nga shkencëtarët për të hetuar mbi marrëdhënien ndërmjet muajit të lindjes dhe rrezikut të sëmundjeve.
“Këto të dhëna mund të ndihmojnë shkencëtarët të zbulojnë faktorë të rinj të rrezikut të sëmundjeve,” tha bashkë-autori i studimit Nicholas Tatonetti, asistent profesor i informatikë biomjekësore në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Kolumbias.
Kërkime të hershme mbi sëmundjet si astma sugjerojnë se ekziston lidhje ndërmjet sezonit të lindjes dhe sëmundjes. Por për këtë nuk janë marrë studime në shkallë të gjerë.
Shkencëtarët krahasuan 1,688 sëmundje karshi datës së lindjes dhe historisë mjekësore të 1.7 milion pacientëve të trajtuar në Spitalin e Nju Jorkut, nga viti 1985 deri në 2013.
Studimi konfirmoi 39 lindhje të raportuara më parë në literaturën mjekësore.
“Është e rëndësishme të mos përhapet panik në lidhje me këto rezultate, sepse rreziku i sëmundjeve lidhur me muajin e lindjes është relativisht minimal,” tha Tatonetti.
“Kompjuterat më të shpejtë dhe të dhënat elektronike shëndetsore kanë përshpejtuar ritmin e zbulimit. Ne po punojmë që të ndihmojmë doktorët të zgjidhin problemet e rëndësishme klinike duke përdorur të dhënat e reja shëndetësore,” tha udhëheqësja e studimit, Mary Reagina Boland, një studente e sapodiplomuar e Universitetit të Kolumbias.

Share With:
Translate »
687 Views