A është e gabuar ta puthësh fëmijën në buzë? Ja çfarë thotë psikoterapisti

Kjo çështje është rikthyer shpesh në vëmendje me postimet e VIP-ve në rrjetet sociale të cilët puthin fëmijët në buzë.

Këtë herë ka qenë psikoterapisti i njohur Alberto Pellai nga Milano që ka dënuar puthjen në buzë. Duke folur për foton e Beckham duke puthur vajzën e tij, ai e quan një veprim të tillë të gabuar.

“Të rriturit mund t’i falin dashuri dhe ngrohtësi fëmijëve pa përfshirë veprime që mund të jenë burim eksitimi ose ndjesie intesive,” thotë ai.

Sipas tij fëmijës i jepen puthje në faqe dhe jo në buzë. Mund ta përkëdhelni, por jo ta bëni prekje emocionuese dhe sensuale. Por pse nuk duhet bërë një gjë e tillë?

A është e gabuar ta puthësh fëmijën në buzë?

Për Pellai-n një gjë e tillë shkakton konfuzion tek të vegjëlit dhe në të ardhmen mund të bëhet burim rreziku dhe shqetësimi.

Psikoterapsiti thotë se nëqoftëse do të mbështeteshim tek teoria e Frojdit, sipas së cilës në fëmijëri ka një fazë të hershme sensualiteti dhe seksualiteti e cila lidhet me gojën, një gjë e tillë duhet të ishte e ndaluar. Kjo pasi goja është një organ që ka implikime sensuale dhe seksuale dhe puthja në buzë do të ishte si një akt abuzimi për fëmijët.

“Përvoja e parë e seksualitetit kalon nga goja; pas ushqyerjes me gji, puthja në buzë me dikë përfaqëson hyrjen e parë në intimitetin autonom të fëmijës që ka dhe një ndikim emocional tek ai më pas. Ajo është shprehje e intimitetit të thellë,” thotë ai.

Përse, thotë ai, ne nuk puthim në buzë gjyshërit apo miqtë tanë më të mirë, kurse fëmijët po? “Dashuria pra na u shprehka nga puthjet në buzë, kurse afeksioni jo,”thotë psikoterapisti.

“Pse mund të ndjejmë njëfarë shqetësimi kur shohim dajën, gjyshin apo dikë tjetër të puthë në buzë fëmijën tonë, ndërkohë vetë e bëjmë një gjë të tillë?” ngre ai si pyetje.

Fëmija për të shprehur dashurinë tek gjyshërit e shokët i përqafon ato,i puth në faqe ose në ballë dhe jo në buzë, citon la Repubblica.

Eksperti nuk është ndalur vetëm me puthjen. Ai preku dhe çështjen e fjalorit dhe termave të përshtatshëm për tu shprehur dashurinë fëmijëve.

“Një fëmiije duhet t’i thuhet “të kam xhan” dhe jo “të dua”,” shprehet Pellai.

Gjithsesi kjo është një çështje mjaft delikate, e cila sa herë është në gjendër të vëmendjes shkakton mjaft polemika dhe debat. Gjithmonë do të ketë njerëz që e kundërshtojnë ose e miratojnë puthjen në buzë. Zgjedhja u mbetet gjithësecilit përsa kohë nuk ka një ligj që e ndalon një gjë të tillë.

Share With:
Translate »
28 Views