A është e lejueshme që fëmijët ta konsumojnë çokollatën e zezë?

Duke shtuar pak çokollatë të zezë tek ushqimet që konsumon fëmija juaj, është vërtetuar që e bën fëmijën të fillojë të ushqehet më shëndetshëm. Çokollata e zezë është pjesë e rëndësishme e disa prej dietave dhe është shumë e shëndetshme e ushqyese. Por dhe ajo në vetvete përmban një numër të madh kalorish. Pra si fëmijët dhe të rriturit duhet të mos abuzojnë me konsumimin e saj.
Përfitimet shëndetësore
Universiteti Shëndetsor i Michiganos tregon që çokollata e zezë luan një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin e zemrës, duke ulur presionin e gjakut dhe reduktuar kolisterolin. Çokollata e zezë përmban flavonoide që janë provuar të kenë një efekt shumë pozitiv në shëndetin kardiovaskular. Këto përfitime shëndetësore i hasim si tek fëmijët ashtu dhe tek të rriturit.
Çfarë thonë studimet që janë bërë tek fëmijët që konsumojnë çokollatë të zezë?
Studiues të ndyshëm kanë vëzhguar disa fëmijë të cilët konsumojnë çokollatë të zezë dhe disa të tjerë që nuk e konsumojnë atë. Këta fëmijë të cilët e konsumojnë këtë çokollatë nuk shfaqnin probleme me zemrën apo shëndetin kardiovaskular ndërsa të tjerët kishin më shumë shanse të prekeshin nga to. Fëmijët që nuk konsumonin çokollatë të zezë u prekën më shumë nga një sëmundje e quajtur diarrhea që sjell dehidratimin, një problem shumë madhor për fëmijët e sotëm.
Kafeina
Një filxhan me çokollatë të zezë të shkrirë përmban po aq kafeinë sa një kanoçe e gazuar coca-cola, rreth 30mg. Kafeina është konsideruar si një lloji droge që vepron mbi sistemin nervor të fëmijës dhe të të rriturve. Duke shkaktuar pagjumësi, dhimbje koke, nervozizëm etj. Pra kjo tregon një tjetër arsye pse duhet të tregojmë kujdes në konsumimin e saj.
Por si duhet vepruar pas gjithë kësaj?
Vlerat ushqyese më të mëdha gjenden tek kakaoja natyrale, por kur ajo është e pa pwrpunuar ka një shije të hidhur dhe shumica e fëmijëve nuk do ta hanin. Për këtë arsye asaj i shtohen një sër përbërësish si dhe sheqer, çka rrit numrin e kalorive dhe zvogëlon përfitimet shëndetësore. Obeziteti është konsideruar si një problem shumë i madh tek fëmijët në mbarë botën. Dietat ku përfshihet dhe çokollata e zezë është shumë e shëndetshme, vetëm nëse ju e lejoni fëmijën ta konsumojë atë në sasi të limituara. Për të bërë zgjedhjen e duhur blini çokollata të cilat përmbajnë rreth 65% kakao.
Përshtati: B.Lica

Share With:
Translate »
1782 Views