Dhuna ndaj fëmijëve, një fenomen që po mundon studiuesit kudo në botë

Dhuna tek fëmijët. Menjëherë ju vjen në mendje një goditje e fëmijës në faqe apo trup dhe mendoni që nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, sepse kjo është një formë e disiplinimit të fëmijës. Por mos u trishtoni aspak kur të mësoni se kjo që po bëni po e dëmton shumë fëmijën tuaj. Për këtë arsye dhuna e fëmijëve është e ndaluar në 53 shtete të globit.
Por pavarësisht kësaj ka akoma disa njerëz që mendojnë se të godasësh fëmijën është efektive dhe e sigurt dhe disa të tjerë që mendojnë që kjo është kundra të drejtave njerëzore që kanë fëmijët për t’u mbrojtur. Prandaj janë bërë shumë hulumtime këto 3 dekadat e fundit dhe njëri prejt tyre është ky. Dhuna tek fëmijët shoqërohet me rritjen e gjasave që fëmija të shfaqë probleme madhore në shëndet, shoqëri dhe mardhënie me prindin. Por asnjëri prej këtyre hulumtimeve nuk tregon që goditja e fëmijës është e dobishme.
Me zhvillimin e kohës është rritur dhe mundësia e studiuesve për të pasur një hulumtim sa më të denjë dhe kjo i dha një shtysë të madhe sensibilizimit mbarëbotëror për ti dhënë fund dhunës tek fëmijët. Dhe këtë e ka mbështetur veçanërisht shumë mata-analiza e kryer nga Dr. Elizabeth Gershoff. Ky hulumtim përfshiu 88 anlizat e bëra gjatë 62 viteve. Duke u plotësuar me meta-analizën që u botua në viti 2016, ku u rishikuan dhe një herë të gjitha vëzhgimet e bëra gjatë 13 viteve të fundit. Dhe fatmirësisht rezultatet thonin po të njëjtën gjë si dekadat e fundit. Goditja e fëmijëve është shumë e dëmshme për ta dhe nuk gjendet asnjë lloji prove që ta hedhë poshtë këtë.
Tashmë për ti ndihmuar këta prindër që i dhunojnë fëmijët e tyre të ndyshojnë opinion, janë themeluar një numër i madh shoqatash sensibilizuese që pritet të kenë një rezultat të suksesshëm. Ku qëllimi i tyre është ti bëjnë prindërit të gjejnë një strategji më pozitive për të disiplinuar fëmijët e tyre dhe se nuk do të gjejnë asnjë rrugëzgjidhje nëpërmjet dhunës fizike. Tani më nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shpresojmë që u keni dhënë zë mijra fëmijëve që dhunohen barbarisht çdo ditë. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
900 Views