A është fëmija juaj shumë qaraman? Rrezikon të bëhet obez kur të rritet

Fëmijët që mërziten dhe fillojnë të qajnë menjëherë, janë më të rrezikuar që të bëhen obezë kur të rriten, sugjeron një studim i ri. Këta fëmijë që kërkojnë shumë kohë për t’u qetësuar, duan që t’i ushqejmë me gjëra të mira në mënyrë që të pushojnë së qari. Ndërsa fëmijët e tjerë që nuk janë shumë qaramanë, zakonisht janë më aktivë, luajnë lojëra me bashkëmoshatarët e tyre dhe nuk e kanë mendjen vetëm tek ushqimi. Një gjë e tillë ndihmon që ata të mos bëhen obezë kur të rriten.

Autorja kryesore e studimit, Kai Ling Kong, nga Universiteti Buffalo, në Nju Jork, thotë: “Ky studim na tregon se diferencat në sjellje nisin që në foshnjëri dhe këto diferenca mund të influencojnë sjelljet që ndikojnë tek rreziqet shëndetësore në të ardhmen”. Sipas saj, kur janë të mërzitur, fëmijët nuk duhet t’u japim për të ngrënë, por duhet të fillojmë të luajmë me to ose të lëvizim, në mënyrë që të mos gjejnë kënaqësi vetëm tek ushqimi.

Share With:



534 Views