A është normale lëkura e varur pas shtatzënisë? Një këshillë shumë e vlefshme nga një nënë 23-vjeçare

Shpesh herë fotot që shohim në rrjetet sociale na bëjnë të ndihemi keq me jetën tonë pasi nuk është e ngjashme me atë që miqtë tanë postojnë, ndonëse të gjithë e dimë që ato jo domosdoshmërisht janë pasqyrim i mirëfilltë i realitetit.

Ka persona (flasim këtu për personat e njohur) që këtë perfeksion që pasqyrojnë në Instagram përpiqen që ta mbajën gjatë gjithë kohës, aq sa ndonjëherë edhe besojnë se janë aq perfekte sa janë edhe në rrjetet sociale, ashtu si kurse ka edhe të tjerë që herë pas here përpiqen që të na përcjellin mesazhe shumë të rëndësishme, që tregojnë fundja se edhe ato janë njerëz si të gjithë ne.

Në grupin e këtyre të fundit bën pjesë fashion blogerja e modës dhe e fitnesit, Tammy Hembrow, trupin e së cilës e kanë zili të gjitha vajzat, aq më tepër që është nënë e dy fëmijëve. Të shumta kanë qenë nënat që i kanë dërguar mesazhe ku e pyesin se si ka mundur që të largojë stijat nga barku apo lëkurën e varur që çdo gruaje i bëhet për shtatzëninë, për këtë arsye ajo ka postuar një vide ku tregon se edhe ajo ka po njëjtat probleme (ndonëse ne as nuk e kishim menduar një gjë të tillë).

Bashkangjitur videos ajo shkruan: Shumë njerëz më pyesin si kam mundur që ta heqë qafe lëkurën e varur pas shtatzëninë, por unë ju them që e kam akoma. Lëkura e varur është e pashmangshme, por të ngrënit shëndetshëm, të qenurit e hidratuar, të ushtruarit në palestër para, gjatë dhe pas shtatzëninë, ju ndihmon shumë. Edhe nëse keni lëkurë të varur, strija thjesht kini parasush diçka që nuk ka asgjë të keqe këtu.

Një këshillë shumë i mirë për të gjitha nënat shtatzënë…duajeni trupin tuaj.

Share With:
Translate »
789 Views