A jam unë një prind hiper-protektiv? – Nga psikologia Denisa Ndrejaj

Kur bëhesh prind, mbrojtja e fëmijës është prioriteti dhe motivi më i fuqishëm, i cili vjen natyrshëm në mënyrë instiktive. Edhe pse e dinë që është e pamundur, shumë prindër nuk heqin dorë, nga struktura e tyre mendore, për të mbrojtur fëmijët e tyre nga çdo lloj rreziku apo kërcënimi, i vërtetë, i mundshëm ose i pamundshëm qoftë ai.

Nga Denisa Ndrejaj (Dallnesi), Psikologe Klinike

Nga Denisa Ndrejaj (Dallnesi), Psikologe Klinike

Si rregull, një prind kupton me kalimin e kohës që mbrojtja e fëmijës së tyre nga të gjitha kërcënimet është një detyrë e pamundur, veçanërisht kur ata fillojnë të fitojnë autonomi. Sado i vëmendshëm të jetë një prind, ka vuajtje që nuk mund dhe nuk duhet t’i shmangen  fëmijës, sepse ato janë pjesë shumë e domosdoshme për rritje e tyre.

Megjithatë, disa prindër vendosin të mos e pranojnë këtë fakt. Mund të them, që mbajnë një qëndrim plotfuqishmërie ndaj jetës së fëmijëve. Ata besojnë se duke qenë gjithmonë të pranishëm, nuk do t’i ndodhë asgjë atyre. Mbrojtja e fëmijëve i kthehet në fiksim ku pa kuptuar ato bëhen censurë për to. Fjala “Jo” është pothuajse gjithmonë e pranishme në fjalorin e tyre, dhe shpesh shoqërohet edhe me kërcënime.

hyperactive-kids

Kështu ata fillojnë të kufizojnë në mënyrë drastike përvojën e fëmijës: “Më mirë të mos dalësh të luash, sepse është shumë ftohtë dhe mund të ftohesh”, “Më mirë të qëndrosh në shtëpi, sepse rruga është e mbushur me rreziqe”. Për prindin, bota kthehet në një rrezik dhe kërcënim të madh. Rrezik që i transmetohet tek fëmija, duke i krijuar idenë se e vetmja gjë që mund ta shmangë atë është prania e njërit nga prindërit.

Prindërit hiper-protektiv mendojnë dhe thonë se ata vetëm duan të mbrojnë dhe se çdo gjë që bëjnë e bëjnë për të mirën e fëmijës. Dhe nëse dikush i kundërshton dhe nuk e mbështet këtë sjellje, ata nuk ndalen së shpjeguari 10000 arsye pse veprojnë ashtu. Madje gjykojnë dhe fajësojnë mënyrën se si të tjerët prindërojnë.

hyperactive-add-adhd-childA jam unë një prindër hiper-protektiv?

Unë jam një prind hiper-protektiv, nëse nuk pranoj idenë se fëmija mund të qajë. Fëmija, sidomos kur është i vogël shpreh çdo nevojë apo pa rehati nëpërmjet të qarit dhe pavarësisht kësaj duhet të ngrihen të gjithë anëtarë e familjes për të bërë diçka që ta qetësojnë.

Nëse mbuloj të gjithë shtëpinë me tapete, sepse nëse fëmija rrëzohet do të vritet. Rrëzimi është i domosdoshëm, sepse e ndihmon të mësojë se si duhet ecur që të mos lëndohet.

Nëse i blejë lojën që dëshiron, sepse fëmijët e tjerë e kanë ndërsa fëmija im jo. Do të jetë gjithmonë dikush që ka diçka më shumë apo më pak se fëmija im. Duhet të mësohet me këtë ide.

Nëse ja kryej unë diçka që mund ta kryente vetë: ta ndihmoj me detyrat e shtëpisë, i sjell çantën e shpinës, i rregulloi shtratin, i sistemoj lojërat, librat…etj.

Nëse unë ndërhyjë në marrëdhëniet me miqtë, me fqinjët, me shokët e klasës, me mësuesit…etj për të shmangur që fëmija të zemërohet apo të ndihet keq nga ato. Do të jetë gjithmonë dikush që do ta bëjë të ndihet keq dhe ai/ajo nuk do të dijë se si të sillet.

Por cilat janë pasojat e sjelljes sime si prind hiper-protektiv?

1

Rebelimi i fëmijës

Rebelimi është i natyrshëm, është pjesë e procesit drejt autonomisë. Fëmijët kanë nevojë për një nivel të caktuar lirie. Nëse përpiqesh të kontrollosh të gjitha aspektet e jetës së tyre, ata do të kërkojnë autonominë e tyre. Nëse një prind merr përsipër të kontrollojë lojërat e fëmijës së tij, rrobat që vesh, librat që duhet të lexojë dhe gjëra të tilla, fëmija do të rebelohen herët a vonë.

Është e drejtë se si prindër,  duhet të monitoroni disa gjëra dhe ta drejtoni fëmijën tuaj në mënyrë që ai të marrë vendime të përshtatshme. Lejoni fëmijën tuaj të marrë vendimet e tij edhe nëse nuk  jeni dakord. Nëse mendoni se është një vendim i gabuar, orientoni, ndihmoni që të zgjedh më të mirën, por lërini të marrin vendimet vetë dhe gjithashtu të vuajnë pasojat, përveç në raste kur rrezikohet shëndeti dhe siguria e tyre.

Kreativiteti i tyre do të kufizohet

Nëse vazhdimisht monitoroni fëmijët tuaj duke u kthyer në hijen e tyre, fëmijët tuaj ndoshta do të jenë më pak krijues. Fakti që njerëzit më të rëndësishëm për to siç janë prindërit nuk i lejojnë ata të marrin vendime, do t’i bëjë të ndjehen të pasigurt. Ndoshta duket i parëndësishëm për ju sepse mendoni se krijimtaria ka të bëjë me vizatime të bukura,  shkrimin e tekste apo për të dekoruar bukur ambientet. Në realitet, të jesh kreativ është shumë më tepër se kaq.

Kreativiteti është aftësia për të gjetur zgjidhje të ndryshme për problemet që hasim, aftësia për të parë tek këto probleme një perspektivë. Me kreativitet jo vetëm që mund të bëni gjëra të mëdha, por gjithashtu mund të kapërceni problemet dhe vështirësitë dhe të bëheni atë që doni me të vërtetë. A doni t’ia mohoni të gjitha këto fëmijës suaj?

Do ta bëjë fëmijën një person nervoz

Imagjinoni veten të mbyllur në një dhomë prej 5-6 metrash katrorë nga të cilat nuk mund të dilni, pa e ditur pse. Do të filloni të ecni në ankth, nga njëra anë e dhomës në tjetrën, duke u munduar të gjeni zgjidhje për të dal jashtë. Ky është ankthi që përjeton një fëmijë kur prindërit janë hiper-protektiv, të cilët duan të mbi kontrollojnë dhe organizojnë çdo aspekt të jetës së fëmijës.

Mos krijoni iluzionin se keni gjithçka nën kontroll vetëm sepse po ushqeni veten. Kur dera të hapet dhe fëmija juaj të dalë, do të shihni se nuk keni asgjë nën kontroll, dhe se ai që po kalon atë derë është një person nervoz me pa aftësinë për të vendosur në mënyrë koherente.

rebenok-deretsya-2Edhe pse një kontroll i vogël ndaj fëmijës është pozitiv, të kthyerit në hiper-protektiv është shumë i dëmshëm për të, por jo vetëm është një qëndrim shkatërrues edhe për vetë prindërit.

Duhet të dini se sa herë që ju mundoheni të mbroni fëmijën nga situatat apo njerëzit që e rrethojnë, ju po ndikoni në vetëvlerësimin e tyre. Ju po i ndihmoni ato që të mos dinë të sillen me të tjerët, të ndihen gjithmonë të tepërt sepse nuk përshtatet dot me situatën, nuk do të marrin përgjegjësitë që i takojnë.

Mundojuni të mos ia servirni çdo gjë gati. Jepuni atyre mundësinë që të gjejnë një zgjidhje duke parë mënyrat e ndryshme se si duhet zgjidhur një problem. Nuk ka rëndësi se si e zgjidhi, gjëja e rëndësishme është se e bëri atë vetëm. Prandaj, pavarësisht se është e dhimbshme, duhet mbajtur një distancë. Lërini fëmijët të rriten vetë, mos i mbroni shumë, mos i mësoni se si të jetojnë.

Share With:
Translate »
971 Views