A ka rrezik nëse gjatë shtatzënisë hyni në një vaskë me ujë të ngrohtë?

Është mirë të bëni banjë gjatë shtatzënisë për sa kohë që uji nuk është shumë i nxehtë – jo më shumë se 37 gradë Celsius.

Shmangni zhytjen në ujë që është mjaftueshëm i nxehtë për të rritur temperaturën e trupit tuaj më shumë se 39 gradë Celsius, shkruan burimi Baby Center përcjell Gazeta Shneta.

Temperaturat e larta, veçanërisht në fillim të shtatzënisë, janë shoqëruar me rritjen e rrezikut të defekteve të tubit nervor. Kjo është arsyeja pse saunat, banjat me avull dhe vaskat e nxehta nuk rekomandohen gjatë shtatzënisë.

Nuk ka gjasa që ju të bëni një banjë aq të nxehtë sa të rrezikoni fëmijën tuaj. Por për të qenë të sigurt, provoni temperaturën e ujit me parakrahin ose kyçin e dorës përpara se të hyni brenda.

Duhet të ndiheni rehat andaj mund të përdorni një termometër banje për të përcaktuar temperaturën e ujit nëse jeni të shqetësuar.

Disa nëna të herës së parë, shpesh kanë shprehur shqetësimi se uji i banjës mund të hyjë në mitër dhe të dëmtojë fëmijën e tyre në zhvillim.

Për fat të mirë, fëmija juaj është i mbrojtur brenda mitrës, qafës së mitrës dhe qeskës amniotike.

Një banjë është një mënyrë e shkëlqyer për të qetësuar muskujt e lënduar dhe për të lehtësuar stresin gjatë shtatzënisë.

Thjesht mbani temperaturën të ngrohtë, jo të nxehtë dhe kini kujdes kur hyni dhe dilni nga vaskë.

Qendra juaj e gravitetit ka tendencë të zhvendoset gjatë shtatzënisë, gjë që mund të prishë ekuilibrin tuaj.

Share With:
Translate »
106 Views