A lejohet konsumimi i mjaltit kur jeni nënë gjidhënëse?
Mjalta është një nga ëmbëlsuesit e shëndetshëm që mund të përdoret. Por, përdorimi i tij kur jeni nënë gjidhënëse mund të jetë i ndaluar. Cila mund të jetë kjo arsyje?
Është plotësisht e kuptueshme që nënat gjidhënëse mund të kenë këtë shqetësim rreth mjaltës shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.
Kjo pasi profesionistët shëndetësorë paralajmërojnë prindërit e tyre që të mos ushqejnë në mënyrë të drejtpërdrejtë foshnjet e tyre me mjaltë për shkak se rrit rrezikun e botulizmit.
Botulizmi është një infeksion bakterial që shkakton sëmundje serioze tek foshnjet, duke përfshirë këtu dobësimin e muskujve, paralizën dhe vështirësinë në frymëmarrje.
Mirëpo, sipas Programit të Trajtimit dhe Parandalimit të Botualizimit, trupi juaj tretë dhe zbërthen mjaltin, kështu që toksinat nuk hyjnë në qumështin e gjirit.
Këtë shpjegim e mbështet edhe Sarah Schooler, e cila thotë se nuk ka arsyje për të kufizuar mjaltin nga dieta juaj, ani pse jeni nënë gjidhënëse.
Megjithatë, Dr.Schooler paralajmëron se nëse jeni duke ngrënë mjaltë pranë foshnjës tuaj, duhet të merrni disa masa paraprake bazë si larja e duarve përpara se të ushqeni me gji ose të ndërveproni me fëmijën tuaj, për të siguruar që fëmija juaj të mos i ekspozohet mjaltës aksidentalisht.