A mund të identifikojë qeni juaj një shtatzëni të hershme? – Ekspertët thonë që po!

Shumë çifte besojnë në faktin se qentë mund të identifikojnë një shtatzëni. Në fund të fundit, mendohet se qentë kanë një shqisë të gjashtë dhe arrijnë të identifikojnë detaje apo të pathëna nga njerëzit përreth tyre.

Rreth kësaj çështje, Verywell i’u drejtua ekspertëve për të marrë një përgjigjje, transmeton Gazeta Shneta.

Padyshim se këtu ka një të vërtetë, thotë Sarah Wooten, veterinare.

“Ndërsa nuk ka studime për të mbështetur këtë ide, unë besoj se qentë mund të ndiejnë një shtatzëni të hershme, edhe pse ekziston mundësia që ata të mos e kuptojnë se çfarë po zbulojnë,” shton ajo.

“Gratë shtatzëna i nënshtrohen disa ndryshimeve hormonale që mund të shkaktojnë ndryshime në aromën e trupit të tyre”

E për të kuptuar se si sillen qentë në momentin që kuptojnë se pronarja e tyre është shtatzënë, na tregon edhe Mitchell Kramer, gjinekologe në Spitalin Huntington.

“Në mënyrë anekdotike, gratë shtatzëna e që janë pronare thonë se qentë e tyre sillen ndryshe,” përshkruan Dr. Kramer. “Ata mund të jenë më mbrojtës dhe të qëndrojnë më pranë tyre”.

Dr. Kramer është dakord me vlerësimin se hormonet e shtatzënisë, të kombinuara me shqisën e fuqishme të qenit, janë ndoshta një faktor i madh shtytës pas këtij fenomeni.

“Qentë kanë një shqisë jashtëzakonisht të mprehtë të nuhatjes dhe mund të zbulojnë ndryshime shumë delikate në aromat e njeriut që shkaktohen nga ndryshimet hormonale në shtatzëni,” shpjegon Dr. Kramer.

Share With:
Translate »
83 Views