A përkeqësohet shikimi gjatë shtatzënisë: Këto simptoma mund të jenë të rrezikshme

Thatësia, kruajtjet, turbullimi janë ndryshimet më të zakonshme

Ndryshimet hormonale gjatë shtatzënisë mund të shkaktojnë ndryshime dhe probleme me shikimin.

Ja çfarë mund të jetë normale dhe e përkohshme dhe cilat simptoma kërkojnë që gjithsesi të shkoni te mjeku.

Shikimi gjatë shtatzënisë ndikohet nga dy gjëra: hormonet – niveli i progesteronit është i ulët në fazat e hershme të shtatzënisë dhe më pas rritet vrullshëm gjatë tremujorit të tretë dhe ky kërcim ka efektin më të madh në mënyrën se si shikoni, transmeton Telegrafi.

Një nga ndryshimet kryesore është trashja e kornesë, e cila mund të zvogëlojë mprehtësinë e shikimit, kështu që gratë shtatzëna shpesh ankohen se shikimi i tyre është përkeqësuar dhe se ka humbur mprehtësinë.

Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse mbani lente të forta, prandaj rekomandohet që të përdorni syze ose lente të buta gjatë shtatzënisë.

Një tjetër problem shëndetësor mund të ndikojë veçanërisht në turbullimin e shikimit, dhe ai është diabeti, për shkak të rritjes së nivelit të sheqerit.

Të gjitha këto shenja janë një fenomen normal dhe nuk duhet t’ju shqetësojë, sepse pas lindjes shumica e ndryshimeve kalojnë vetë. Megjithatë, nëse vëreni këto simptoma, këshillohet të shkoni te një okulist:

▪ shikim i paqartë që zgjat më shumë se dy orë
▪ dhimbje koke të shkaktuara nga shikimi
▪ pika të zeza para syve

Këto shenja mund të jenë shenja të gjendjeve serioze në shtatzëni, prandaj është më mirë të shkoni për një ekzaminim

Share With:
Translate »
82 Views