Adoleshentja gjendet e pajetë dhe e zhveshur në kazanin e plehrave

Një 15-vjeçare që kishte humbur prej një jave, është gjetur pajetë në një kazan plehrash. Ngjarja e rëndë është shënuar në SHBA, ku siç raportojnë mediat e huaja, Maleigha Solonka kishte shkuar tek shtëpia e gjyshes së saj, pasi i kishte rrëfyer frikën se dikush mund ta lëndonte. Policia ka deklaruar se vajza është gjetur e zhveshur në një kazan plehrash dhe e lidhur me këmishën e saj. Autoritet bëjnë me dije se deri më tani nuk kanë asnjë të dyshuar, dhe se po punojnë për të zbardhur të vërtetën e kësaj vrasjeje. Ndërkohë gjyshja e saj, e tronditur, është shprehur se nuk e kishte menduar kurrë fundit tragjik të së mbesës.

Share With:
Translate »
1345 Views