A rrezikon Shqipëria një mbyllje totale? Silva Bino: Kemi disa skenare!

Duke nisur nga dita e sotme kanë hyrë në fuqi masat e reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Është kufizuar lëvizja e qytetarëve nga ora 22:00-06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.

Gjithashtu ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përveç shërbimit delivery. Ndërsa administrata duhet të punojë nga shtëpia gjatë kësaj kohe.

Por, a rrezikojmë një mbyllje totale?

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino tha se ISHP ka të përgatitur skenarët për çdo situatë, nga më e mira tek më e rënda.

“Kemi disa skenare, kemi parë edhe në qoftë se përdorim masa me intensitet të ulët, mesatar, apo masa me intensitet të lartë siç është bllokimi për një kohë të caktuar. Po provojmë këto masa që kemi aktualisht. Kjo po vëzhgohet me kapacitetet e spitaleve, peshën e mjekut të familjes.”

E pyetur se sa duhet të shkojnë shifrat apo shtrimet në spital që vendi të shkojë drejt një mbylljeje të plotë, Bino u shpreh se kjo është kryesisht e lidhur me ezaurimin e kapaciteteve spitalore.

“Natyrisht, studiojmë edhe masat që marrin vendet e tjera, dhe shohim impaktin që ato kanë. Masa e distancimit të plotë social, është mbyllja e plotë…Duhet pasur me kujdes si funksionon kjo lloj mbylljeje e pjesshme, sidomos me restorante, e kombinuar kjo me masat e tjera. Duhet te parë sesi funksionon procesi i izolimit, pas testimit.”

Share With:
Translate »
463 Views