Abuzoi 2 vite me të miturën, Gjykata e Tiranës i jep masën e sigurisë Hasit

Dervish Hasi është kirurgu musliman i cili këtë të enjte u arrestua nga policia e Tiranës pasi shfrytëzoi një të mitur për 2 vite rrjesht. Blutë e kryeqytetit bënë me dije se 42-vjeçari ka shfrytëzuar për prostitucion vajzën e mitur.

Hasi ishte i martuar me 3 gra, dhe siç duket e ka ‘ gënjyer ‘ 16-vjeçaren duke përdorur besimin se ajo do të bëhej gruaja e tij e katërt.

Hasi nuk është një figurë e panjohur për policinë. Sakaq ditën e sotme ai është lënë në masën e sigurisë arrest me burg për abuzim seksual, pornografi dhe trafikim i të miturve.

Share With:
Translate »
57 Views