Adelina dhe Uliks në plazh, pamje dhe forma perfekte!

Këngëtarja e famshme kosovare, Adelina Ismaili, ka nisur pushimet me familjen e saj të re. Adelina e cila sapo është bërë nënë, ka publikuar imazhin më të bukur të të birit me babin që duken kaq të relaksuar teksa flejnë. Ndërsa këngëtarja si femra e vetme në shtëpi duhet të zgjohet më shpejt nga të gjithë për të bëra gati burrat e shtëpisë, e pse jo, edhte shkrepë këto caste të papërsëritshme. Uliksi i vogël që tani vërehet të ketë premisa për t’i ngjajë të atit, si në tipare ashtu edhe në gjestikulacion (edhe pse teze Zanfina thotë të kundërtën)


Pas këtij mëngjesi kaq të ëmbël e paqësor, Adelina dhe Uliks kanë dalë në det ku po shijojnë rrezet e diellit dhe praninë e njëri-tjetrit.Ajo që vlen për tu theksuar, janë format aq perfekte të femrës së konsideruar si një ndër bukuritë më të rralla të Shqipërisë. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
870 Views